AKR-ja nuk e pranon shkarkimin e Sefajt, kërkon sqarime nga Haradinaj

0

Pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, i urdhëruar nga kryeministri Haradinaj, partia e Pacollit nuk e pranon këtë vendim.
Aleanca e Kosova e Re nuk e pranon shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj. Vendimin për shkarkimin e tij e ka marrë sot kryeministri Ramush Haradinaj.

Lirimin nga pozita e ministrit të Brendshëm, e kanë kërkuar edhe Lista Srpska si kusht për mosshpalljen e Asociacionit të njëanshëm. Ky kusht erdhi pas arrestimit të Marko Gjuriqit, që ndodhi të hënën e kësaj jave.

Burime të Express-it brenda AKR-së thonë se Haradinaj e shkarkoi ministrin Sefaj pas kërkesës së Listës Srpska, të udhëhequr nga Millan Radojçiq.

Edhe pse vendimi i nënshkruar nga Haradinaj thotë se shkarkimi u bë për arsye të ndërprerjes së lejeqëndrimeve të shtetasve turq dhe deportimit të tyre në Turqi, AKR nuk e beson këtë.

Lista Srpska prej të hënës kërkojnë që të dënohen përgjegjësit e arrestimit të Gjuriqit, ndërsa ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj, dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, të shkarkohen.

Share.

About Author