Pacolli e quan ‘të tepruar’ mënyrën e arrestimit të Gjuriqit

0

I pari i diplomacisë së Kosovës nuk ishte i impresionuar nga ‘shfaqja’ që u bë në ditën e arrestimit të Marko Gjuriqit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka komentuar arrestimin e zyrtarit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, të hënën.

Gjuriq, i cili sipas autoriteteve të Kosovës hyri në vend ilegalisht, u arrestua me ndërhyrjen e njësitit special të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut të cilët e sollën më pas atë në Prishtinë për ta kthyer sërish në Serbi.

Në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Pacolli tha se kjo ‘shëtitje’ ishte pasojë e një keqkuptimi urdhrash nga organet e rendit.

“Ka qenë e tepruar por më duket ka qenë një mosmarrëveshje, këtë që po ju them është e drejtë se është diskutuar edhe në qarqet e brendshme qeveritare. Më duket se ka qenë mosmarrëveshja në mes të arrestimit dhe për ta dërguar subjektin në burg ose për ta ndalur vetëm për t’i marrë disa shënime për ta liruar për të vazhduar rrugën më tutje”, tha Pacolli.

Shefi i diplomacisë kosovare po ashtu u deklarua mbi shqetësimet publike për luftë ballkanike.

“Luftë nuk do të ketë më në Ballkan, jam i bindur se nuk do të ketë luftë. Qytetarët duhet të jenë të qetë”, tha Pacolli

Përballë Jeta Xharrës, në këtë emision flasin edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Share.

About Author