A po e kërkon Kadri Veseli kokën e Presidentit?

0
Loading...

I ashpër në fjalimin e tij ka qenë kreu i PDK’së njëherësh edhe krye parlamentar, Kadri Veseli, kur ka folur për arrestimin e shtetasve turq dhe deportimin e tyre.

Veseli nuk hezitoi që përgjegjësinë për këtë ndodhi t’ia atribuojë Presidentit Hashim Thaçi e edhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Përgjegjësinë e ka kryeministri e presidenti Thaçi”, u shpreh ai.

Veseli ka thënë në hapje të seancës, se asnjë informatë nuk e ka pasur rreth arrestimit të 6 shtetasve turq. Madje, ai ka thënë se është njoftuar nga familjarët e të arrestuarve.

Veseli ka thënë se ka kërkuar përgjigje nga secili institucion dhe ka shprehur gatishmërinë e tij që të intervenonte edhe në aeroport, nëse do të do të kishte informacionin më herët.

Tha se kemi bërë gabim të madh, duke depërtuar njerëz që nuk dimë se si do të trajtohen.

“Imagjinoni nëse ata dalin të pafajshëm, ku do të mbetet shteti i Kosovës”, ka thënë ai.

Ai i ka kërkuar falje familjarëve për mënyrën se si janë trajtuar të arrestuarit turq. Ka thënë se përgjegjësi ka edhe ai, kryeministri dhe presidenti. Por ka shtuar se nuk do të përfundojë me dy shkarkime përgjegjësia.

Veseli ka thënë se Kosova dhe Turqia janë shtete mike, por veprime të tilla ka thënë se nuk i ndihmojnë partneritetit mes dy vendeve.

Share.

About Author