Reagon Pacolli: Të shkarkohet edhe ai që i ka dhënë urdhër ministrit Sefaj

0

Pas operacionit të djeshëm të realizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në atdheun e tyre, kryeministri Haradinaj ka shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj si dhe kreun e AKI’së, Driton Gashi.

Zyrtari i AKR’së, Rrahman Pacolli, ka folur për Periskopin në lidhje me shkarkimin e ministrit Sefaj i cili vjen nga kjo parti.

Sipas Pacollit, edhe nëse Sefaj ka gabuar në lidhje me këtë operacion, ai nuk është përgjegjësi i vetëm por duhet shkuar edhe më lart.

“Duhet të shikohet se kush i ka dhënë urdha këtij e të shkarkohen edhe ata. Nuk është me rëndësi AKR a është në koalicion apo jo, duhet me marrë përgjegjësi, dhe nëse ky ka gabuar është në rregull me marr përgjegjësi, por duhet të marrë përgjegjësi edhe ai që ka dhënë urdhra. Sepse nuk besoj që ministri Sefaj ka vepruar krye në vete”, ka thënë Pacolli.

Ai tha se dikush po fshihet prapa kësaj situate, madje përmendi edhe kreun e shtetit.

“E dikush po fshihet aty. Duhet me pyet edhe shefin e shtetit”, u shpreh Pacolli.

Për arrestimin dhe deportimin me procedurë të përshpejtuar të gjashtë turqve, krerët e shtetit thanë se nuk kishin ditur asgjë.

Haradinaj, Thaçi e Veseli njoftuan se operacioni ishte i paqartë dhe se asnjë nga ta nuk kishin pasur detaje për një veprim të tillë./Periskopi/

Share.

About Author