Thaçi: Asaj që Turqia i thotë terroriste, edhe ne i themi terroriste

0

“15 korriku ishte një natë e errët. Deklarova atëherë, po e deklaroj edhe tani: forca e asnjë tanku nuk mund ta mposhtë forcën e këtij populli. Asaj që Turqia i thotë terroriste, edhe ne i themi terroriste”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se “15 korriku ishte një natë e errët. Deklarova atëherë, po e deklaroj edhe tani: forca e asnjë tanku nuk mund ta mposhtë forcën e këtij populli. Asaj që Turqia i thotë terroriste, edhe ne i themi terroriste”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Thaçi, i cili mori pjesë si mysafir në mbledhjen e fundit të Odës Tregtare të Ankarasë (ATO) për vitin 2016, në fjalimin e tij rikujtoi se Turqia është një nga shtetet e para që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke e theksuar bashkëpunimin mes dy shteteve.

Duke theksuar se në kuadër të takimeve në Turqi është takuar me kryetarin e Kuvendit të Turqisë Ismail Kahraman dhe me disa ministra, Thaçi u shpreh se ndihet i lumtur nga prezenca e tij në këtë mbledhje.

Në fjalimin e tij, presidenti Thaçi foli edhe në lidhje me tentativën për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO. “15 Korriku ishte një natë e errët. Deklarova atëherë, po e deklaroj edhe tani: forca e asnjë tanku nuk mund ta mposhtë forcën e këtij populli. Asaj që Turqia i thotë terroriste, edhe ne i themi terroriste”, u shpreh Thaçi.

Marrëdhëniet ekonomike

Hashim Thaçi më tej theksoi se Kosova si shtet i ri ofron mundësi të shumta. “Jemi një orë larg nga Stambolli, dy orë nga Frankfurti dhe tri orë larg nga Londra”, tha presidenti i Kosovës.

Ndërkaq, Thaçi po ashtu nënvizoi se kompanitë turke kanë realizuar punë të suksesshme në Kosovë. Sipas tij, kompanitë turke janë liderë në investime në shumë sektorë, me theks të veçantë sektori i ndërtimtarisë. “Rruga për bashkëpunim mes dy vendeve është plotësisht e hapur. E them si një mik i juaji: Ju ftoj në shtetin tim në emër të popullit të Kosovës. Në Kosovë do të ndiheni si në shtetin tuaj”, vazhdoi Thaçi.

Duke theksuar se edhe kompani evropiane dhe amerikane kanë filluar të investojnë në Kosovë, ai u shpreh: “Kosova është shteti me borxhin më të ulët publik në rajon. Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian është miratuar. Po ashtu, në kuvendin tonë është nxjerrë ligji për investime strategjike. Kompanitë e mëdha, në bashkëpunim, mund të bëjnë investime në Kosovë.”

Thaçi tha se 34 për qind e popullsisë së Kosovës përbëhet nga të rinj nën moshën 18-vjeçare, për të vlerësuar më tej se “Investimi kryesor për Kosovën do të jetë investimi në fushën e informatikës”.

Krahas energjetikës, siç tha presidenti Thaçi, edhe xehetaria është sektor i rëndësishëm që pret investime.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të pritet në Pallatin Presidencial nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan. Pas takimeve kokë më kokë dhe mes delegacioneve, Erdoğan dhe Thaçi do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, ndërkohë që do të shtrojë edhe darkë në nderë të presidentit të Kosovës.

Share.

About Author