Wilder i përgjigjet Joshuas, pranon përballjen: Çfarë vjedhje, Parker kampioni i vërtetë

0

Anthony Joshua fitoi ndaj Joseph Parker dhe tani është kampion i unifikuar në WBA, IBF, IBO dhe së fundmi WBO.

Britanikut i ka mbetur edhe titulli i WBC-së për t’u bërë kampion i padiskutueshëm.

Wilder dhe Ortiz duke shkëmbyer grushte gjatë përballjes së mbajtur në Brooklyn, Barclays Center (Foto: Getty Images)

Ky titull mbahet nga Deontay Wilder dhe amerikani tash e disa kohë është duke kërkuar një përballje me Joshuan.

Pas fitores ndaj Parker, për herë të parë AJ u shpreh i gatshëm për t’u ndeshur me Wilderin, në ring i pyetur se a është gati, ai tha: “Le ta bëjmë. Ma sillni në ring Wilderin dhe do ta rrëzoj”.

Dhe përgjigjja e Wilder ishte shumë e shpejt, ai nëpërmjet një video i ka kërkuar Joshuar që sa më shpejt që është e mundur të caktojë meçin dhe mos të bënë lojë fjalësh.

“Çfarë vjedhje, WOW. Joesph Parker, ke bërë punë të shkëlqyer. Mos kërko falje pasi nuk ke bërë asgjë të gabuar, je një kampion i vërtetë. Anthony Joshua e pranoj 100 për qind”.

Joshua dhe tatuazhi i tij

“P.S. Largoje Afrikën nga krahu (tatuazhi i Joashuas) pasi ata janë luftëtarë, kurse t’i je nga Britania e Madhe”, ka shkruar Wilder në Instagram. /Telegrafi/

Share.

About Author