Aksident, vetura hyn brenda ndërtesës në Prishtinë

0

Një veturë ka përfunduar në brendësi të një ndertese në Prishtinë, saktësisht në lagjen e Muhaxherëve. Aksidenti ka ndodhur para disa minutave përderisa nuk dihen rrethanat se si është shkaktuar.

Përveç dëmeve materiale dhe xhamave të thyer të ndërtesës ku është ndeshur vetura nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion pasi numri i tyre është rritur së fundmi.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës çdo ditë shqiptohen mbi një mijë tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.

Share.

About Author