Anëtari i Degës së AAK-së në Drenas, akuzon policin Fadil Syleviqin, kërkon hetim ndaj tij

0
Loading...

Anëtari i Degës së AAK-së në Drenas, Labinot Gashi, ka akuzuar policin Fadil Syleviqi në përfshirje në shumë raste kriminale.

Ai nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka përmendur akuzat e rënda të kryetarit Lladrovci ndaj Policit Fadil Syleviqi akuza këto të bëra në Akademinë Përkujtimore të Doktorit Hafir Shala, i cili pas arrestimit nga polici Syleviq, ishte zhdukur dhe sot e kësaj dite ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Anëtari i AAK-së në Drenas ka përmendur edhe sic ka thënë ai “vajtimin” që bëri i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Sipas tij Veseli ka udhëhequr Shërbimin Informativ të Kosovës dhe është në dijeni për fatin e doktorit Shala por që po derdhë “lot krokodili” kur po vajton për doktorin Hafir Shala.

Ndryshe edhe gazetari i Koha Ditore ka akuzuar rëndë Veselin për fjalët që i tha në Akademinë Përkujtimore. Besnik Krasniqi në një postim në rrjetin social facebook ju ka rikujtuar zyrtarëve të lartë të PDK-së se janë po ata që kanë pasur pushtetin tërë këto vite dhe që po vazhdojnë të mbajnë në pozita të larta në Policinë e Kosovës, Fadil Syleviqin.

Ja reagimi i anëtarit të Kryesisë së Degës së AAK-së në Drenas, Labinot Gashi :

Naten te vrajne e diten te vajtojne

– U bene 20 vite nga lufta ende nuk dihet fati i shume personave te zhdukur sidomos ne rajonin e Drenices.
Ne mesin e tyre eshte edhe Dr.Hafir Shala i cili i perkujtua dite me pare,ne kete perkujtim moren pjese shume personalitete nga jeta politike ne mesin e tyre edhe ish kreu i SHIK-ut,tash kryetari i PDK-se Kadri Veseli.
Ai ne fjalimin e tij e “vajtoi” zhdukjen e doktorit,por njeriu i cili dyshohet per rrembimin dhe zhdukjen e doktorit eshte Fadil Syleviqi,ish pjestar i sherbimit sekret serb tash pjestar i larte ne policine e Kosoves,e ky person ka lidhje te ngushte me PDK-ne dhe Kadri Veselin pasi nga te njejtit eshte ndihmuar shume here per tu ngritur ne pozita.
Kryetari i Drenasit z.Ramiz Lladrovci e akuzoi drejtperdrejt Fadil Syleviqin per zhdukjen e doktorit,ndersa Kadri Veseli sherbimin sekret serb,ketu lind dyshimi qe Kadri Veseli kishte derdhur “lote krokodilli” dhe qe SHIK-u ka informacion per kete rast.
Prandaj i bejm thirrje organeve te drejtesise qe Fadil Syleviqi aktualisht pjestar i larte ne policine e Kosoves,te merret ne pytje sepse eshte person qe akuzohet nga shume familje ne Drenice dhe me gjere per rrembim,zhdukje,poashtu dhe montim te rasteve ndaj ish ushtareve te UÇK-se.

Share.

About Author