Arrestime, gjuajtje me armë dhe aksident me fatalitet, të gjitha për një ditë në Drenas

0

Ndonëse shquhet si një qytet ku niveli i sigurisë dhe qetësisë është për tu lakmuar nga shumë qytete të Kosovës, një ditë e tillë nuk ishte edhe e premtja për Drenasin.
Referuar në raportet policore, të premten në Llapushnik të Drenasit, ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje ka pasur të shtëna me armë zjarri nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Patrulla policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja kalibër 7.65mm, e më pas gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Derisa në Vërbovc gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me tre fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Raporti policor poashtu ka bërë të ditur se një mashkull K/Shqiptar, i cili për shkak të lëndimeve të pësuara në aksident ishte duke u trajtuar në QKUK, me 11.04.2018 i njëjti ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent. /Drenica Press/

Share.

About Author