DPS shpall fitoren e Gjukanoviqit

0
Loading...

Partia Demokratike Socialiste (DPS) ka shpallur fitoren e kandidatit të saj Millo Gjukanoviq në zgjedhjet e sotme presidenciale në Mal të Zi.

Deputeti i kësaj partie, Millosh Nikoliq, tha se në bazë të 80 për qind të mostrave të përpunuara Gjukanoviq ka fituar mbi 54% të votave.

Ai tha se bëhet fjalë për një fitore të madhe dhe historike në kampanjën, në të cilën Gjukanoviq ishte vetëm kundër të gjithëve.

Nikoliq paralajmëroi se Gjukanoviq së shpejti do të mbajë një fjalim nga ndërtesa e vjetër e qeverisë.

Mbështetësit e DPS-it janë mbledhur për të kremtuar fitoren te ndërtesa e vjetër e Qeverisë së Malit të Zi.

Share.

About Author