Momentet dramatike të pilotëve britanikë përpara bombardimit të Sirisë

0
Loading...

Një ditë pas operacionit të bombadimeve në Siri nga aeropanët e SHBA-ve, Britanisë dhe Francës, janë publikuar foto nga momentet dramatike të pilotëve britanikë përpara se të nisen për misionin bombardues në Siri.

Katër avionë ushtarakë GR4 Tornado lanë bazën e tyre në Akrotiri të Qipros në orën 03:00 të mëngjesit të ditës së shtunë për të bombarduar plantacionet me armë kimike pranë qytetit të Homsit.

“Ne nuk duam të përmbysim Assad, por të ndalojmë përdorimin e armëve kimike”, ka theksuar Theresea May, kryeministrja e Britanisë.

Ndërsa Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati për të goditur sërish Sirinë nëse përsëriten sulme të tjera kimike.
Vala e sulmeve është më e madhja ndonjëherë ndaj qeverisë së Presidentit sirian Bashar al-Assad nga fuqitë perëndimore në 7 vitet e luftës civile në Siri.

Siria ka mohuar përdorimin e agjentëve kimikë dhe thotë se sulmi u fabrikua nga rebelët.

Në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e shtunë, Rusia e akuzoi Perëndimin për sulmet që erdhën pa pritur rezultatet e hetimit të sulmit të dyshuar kimik në Douma, përcjell tch.

Rusia u shpreh se SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Francë u sollën si huliganë dhe “treguan shpërfillje ndaj ligjeve ndërkombëtare”.

Ndërsa ambasadorja e shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka thënë në Këshillin e Sigurimit se lajmet për sulmet kimike dhe viktimat në Douma nuk ishin “fake news”, lajme false.

“Ne i dhamë diplomacisë shans pas shansi”, ka thënë ajo.

Por Rusia bllokonte aksionet në Siri gjashtë herë me radhë.
“Ne nuk mund të rrimë anash derisa Rusia përçmon çdo normë ndërkombëtare për të cilën ne qëndrojmë”, ka thënë Haley.

“Strategjia jonë për Sirinë ende nuk ka ndryshuar. Por, Siria na ka detyruar ta përdorim forcën”.

SHBA ende vazhdon të jetë gati për sulm ka deklaruar ambasadorja.
Ndërkaq, ambasadorja e Britanisë së Madhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Karen Pierce, ka thënë se përfshirja e Britanisë në sulmet ajrore në Siri ishin “një ndërhyrje humanitare”, dhe ishte ligjërisht e justifikueshme.

“Regjimi sirian po vret njerëzit e vet tash e shtatë vjet”, ka thënë Pierce.
I dërguari i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vasily Nebenzya, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e ka quajtur intervenimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, si një “agresion” kundër Sirisë.

Share.

About Author