Një pjesë e LDK- së, është pjesë aktive e SHIK-ut

0
Loading...

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka bërë akuza dhe konstatime për LDK- në:

1) Deputetët e LDK-së nuk japin nënshkrimet për Komisionin Hetimor të SHIK-ut;

2) Një pjesë e LDK- së, është pjesë aktive e SHIK-ut;

3) PDK janë të pafytyrë, ndërsa këta të LDK- së i kanë dhjetë fytyra.

I. Nisma e Lëvizjes Vetëvendosje, për krijimin e një Komisioni Hetimor, për hetimin e SHIK-ut, mendoj se nuk është studiuar në masën e duhur. Madje, dyshohet mos është sugjerim i vet SHIK-ut, nëpërmjet anëtarëve të tij të fshehtë, që i ka të bollshëm në të gjitha partitë politike. Një Komision i tillë, përveç fjalëve lumë, nuk mund të sjellë ndonjë rezultat konkret. Pse? Sepse, në ulëset e Parlamentit janë, të paktën, 27 kriminelë. Kjo shifër rritet, kur dihen lidhjet ideologjke, e nepotike të shumë deputetëve tjerë.

Është një projekt i Hashim presidentit, që, tashmë, është vënë në zbatim: Arrestimi i shokëve të tij, dënimin e, më pastaj, lirimin e tyre! Bazuar në një klauzolë ligjore: “Një çështje e gjykuar një herë, nuk mund të bëhet objekt hetimi për së dyti!” Dhe, kjo ka trimëruar kriminelët e liruar dhe të tjerë, që janë në pritje të lirimit të parakohshëm. Sipas Kadri Veselit, themelues i SHIK-ut është Hashim Thaçi, dihet, në koordinim me Sigurimsat e Enver Hoxhës dhe, përmes tyre, edhe Serbinë me aleatë. Kjo për arsyen, tashmë, të dëshmuar, përçarjen ndër shqiptare, me synimin që shqiptarët e Kosovës të vritën në baza ideologjike, për të harruar luftën me pushtuesin, Serbinë.

Realisht, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë gjithherë në mbrojtje të SHIK-ut, në mbrojtje të krimit:

a) Vetëvendosje kërkoi largimin e UNMIK-ut, pastaj, edhe të EULEX-it, pa të cilët Kosova dhe qytetarët e saj do të ishin të rrezikuar edhe më shumë nga bandat e PDK-së dhe të AAK-së;

b) Vetëvendosje votoi kundër krijimit të Gjykatës Speciale, edhe pse e dinte se kriminelët nuk ka kush t´i dënojë brenda Kosovës;

c) Vetëvendosje votoi Rezolutën për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, që, në fakt, ishte për lirimin dhe mbrojtjen e “komandantëve” kriminelë, tashmë, disa syrësh, të dënuar me vendim të Gjykatës;

d) Vetëvendosje votoi ligjin për pagesën e mbrojtjes të akuzuarëve nga Gjykata Speciale, që do të jenë, kryesisht SHIK-as kriminelë, vrasës të shqiptarëvve të pafajshëm. Dhe, kjo është mbrojtje zyrtare e krimit, rehabilitim i kriminelëve, rivrasje e viktimave dhe cinizëm marroq;

e) Vetëvendosje, padyshim, ka qenë dhe mbetet edhe e vetme, në mbrojtje të Republikës: denoncimin e korrupcionit galopant; edhe më e vetmuar në kërkesën për sekuestrimin e pasurive pa mbuesë të pushtetarëve, hajna zyrtarë e batakçinj dhe të kujtdo tjetër. Por, Vetëvendosje “ka heshtur si peshku” për krimet politike vrastare, gjatë dhe pas luftës, të bandave në koordinim: të Drenicës, Dukagjinit, Llapit, të strehuara në partitë-banda të PAN-it aktual. Për të qenë krejt i saktë, pas koalicionit të tri partive-banda, përkatësisht, PDK, AAK, NISMA, të tufëzuar në PAN-in kriminal, ka pasur zëra denoncues të krimeve politike edhe nga disa kuadro të Vetëvendosjes. Zonja Millaku, e cila, edhe pse me shumë vonesë, akuzoi shefin e SHIK-ut Kadri Veseli dhe themeluesin e tij, Hashim Thaçin, për vrasjen e komandant “Drinit”, alias Ekrem Rexha. Ishte vënie e pikës mbi -i-.

Hetimin për SHIK-un, përkatësisht, krimeve vrastare seriale politike, përgjatë luftës dhe të pasluftës në Kosovë, që kapin shifrën përtej 1.820 ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut, veprimtarëve të LDK-së dhe kuadrove të LPK-së së hershme, të cilët nuk u pajtuan me krimet e “komandantëve” të “Rognerit”, bëhet ndryshe: Mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve të Kosovës si dhe të nënshkrimeve nga populli i Kosovës. Dosja e nënshkrimeve, së bashku me Kërkesën për hetimin e krimeve vrastare politike të luftës dhe të pasluftës, duke e shtrirë në kohë, që nga vrasja e gazetarit dhe të zëdhënësit të UÇK-së, Ali Ukaj, më 1997, e deri ke vrasja e Arben Sejdiut, në vitin 2016, t`u dërgohen Qendrave të Vendosjes Ndërkombëtare dhe Gjykatës Speciale, me seli në Hagë.

II. Përsa i përket konstatimit të deputetes të Vetëvendosjes, Drita Millaku, se “një pjesë e LDK-së është pjesë aktive e SHIK-ut”, është pjesërisht i saktë. Dhe, për të qenë krejt “OK-ej”, duhej një formulim ndryshe: “Disa anëtarë potencialë, në strukturat vendimmatëse të LDK-së, janë pjesë aktive e SHIK-ut”. Këtë të vërtetë, në shkallën sipërore, e kanë denoncuar shumë veprimtarë, e disa gazetarë nga LDK-ja dhe në veçanti, nga LDK-ja e mërgatës. Pas amëshimit të kryezotit Rugovë, filloi “hajka”, përndjekja, anashkalimi i kuadrit të sprovuar rugovian, për ta monopolizuar më lehtë sundimin, përmes klanit brenda Kryesisë të LDK-së.

Në Kuvendin e 7-të Zgjedhor të LDK-së, u ligjësua braktisja e zgjedhjeve demokratike. Vetë kontrabandimi i një kryetari, që jo vetëm nuk ishte pjesë e këtij subjekti, por, edhe kundër tij, është shenjë e dukshme se SHIK-u, ishte brenda strukturave vendimmarrëse të LDK-së. Emërimi i Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë të LDK-së, pa hyrë në votim të fshehtë, ishte kthim në praktikën moniste dhe kompromentim të strukturave të LDK-së. Kryetari i partisë aktivizoi klanin e gatshëm dhe nismoi anashkalimin, linçimin, përjashtimin e kuadrit besnik rugovian. Dhe, ky ishte një dobësim i LDK-së, pakënaqësi të anëtarësisë, që është reflektuar në largime dhe abstenim në votime,të një mase të konsiderueshme të anëtarësisë të LDK-së. Dhe, pamedyshje, ky ishte projekt i SHIK-ut, i realizuar nëpërmjet asaj “pjese aktive të SHIK-ut brenda LDK-së”, që konstaton edhe zonja Millaku.

Oreksi i shtuar i kryetarit dhe klanit të tij brenda Kryesisë së LDK-së, për të qëndruar, dhunshëm, në udhëheje të LDK-së, u manifestuan pacipshëm në Kuvendin e 8-të “Zgjedhor” të LDK-së. U shkelën tri parimet bazë të rregullores të Këshillit të Partive Popullore të Evropës (PPE), si: moslejimi i debatit, mungesa e konkurrencës, përjashtimi i votimit demokratik, pra, mosvotimi i fshehtë. Rrjedhoja: E gjithë struktura vendimmarrëse e LDK-së, e dalë nga Kuvendi i 8-të “Zgjedhor”: Kryetari, Kryesia dhe Këshilli i Prgjithshëm rezulton sa e dunshme, aq edhe e paligjshme. Të ligjshëm janë vetëm deputetët e zgjedhur të qershorit dhe kuadri drejtues i komunave të fituara nga LDK-ja, në tetorin e vitit 2017.

SHIK-istët brenda Kryesisë të LDK-së, me një vrazhdësi, sa të turpshme, as edhe cinike, u sulën kundër rugovistëve dhe degëve më aktive të LDK-së në mërgatë, për të sajuar kriza dhe rrënim të partisë zëmadhe të Ibrahim Rugovës. Pa forcën e SHIK-ut brenda, strukturave vendimmmarrëse të LDK-së, nuk mund të zgjidhej president i vendit Hashim Thaçi, themelues i Organizatës kriminale e terroriste SHIK!

III. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, denigron rënd LDK-në: “PDK-ja janë të pafytyrë, ndërsa këta të LDK-së i kanë dhjetë fytyra”. Zonja Millaku i vënë në një linjë PDK-në me LDK-në. Bën edhe një gabim logjik, se mjafton jo dhjetë fytyra, por, edhe dy fytyra, për të mos pasur njeriu apo subjekti asnjë fytyrë. Barazimi i këtyre dy subjekteve është i marrëzishëm, sepse LDK-ja nuk e ka përgjakur popullin e Kosovës, siç ka bërë PDK-ja me partitë simotra të saj. Megjithatë, ky përgjithësim, i zonjës në fjalë, është i papranueshëm, aspak i saktë.

Kur themi se PDK-ja dhe AAK-ja janë parti-banda, ne faktojmë cilësorin tonë. Sepse, të gjitha veprimet kriminale të lidërve partiakë të tyre, janë aprovuar nga Kryesia, Konventat e tyre partiake, deputetët, degët, nëndegët, pra, anëtarësia e tyre. Krejt e kundërta ka ndodhur e vazhdon të ndodhë brenda LDK-së.

Në LDK- në, pas amëshimit të liderit Ibrahim Rugova, kuadrot, veprimtarët, deputetët dhe shumësia e anëtarësisë të saj, kanë denoncuar veprimet e drejtuesëve partiakë, në dëm të LDK-së dhe të vet Kosovës. Këtë e kanë bërë edhe nëndegët e mëdha të LDK-së, si: Vrella e Istogut, Zhuri i Prizrenit, Isniqi i Deçanit, Dobërçani i Gjilanit, Llausha e Skënderajt, madje, edhe Degët si ajo e Prizrenit, e Gjakovës dhe të tjera. Dhe, kjo anëtarësi nuk ka pasur probleme me bazën, komunat e tyre, por, me LDK-në e Qendrës. Kundërshtinë e tyre e kanë paguar me lënien e tyre jashtë Kryesisë, Këshillit të Përgjithshëm, Qeverisë, Parlamentit e tjerë. Dhe, të gjithë këta kundërshtarë kishin vetëm një fytyrë dhe atë e ruajtën me nder.

Veprimtarja më e madhe në Evropë dhe botë, para dhe gjatë luftës, Donikë Gërvalla, u luftua marrëzisht nga kryetari dhe klani i tij. Madje, u tërhoq zvarrë në hollin e sallës, ku mbahej Konventa demagogjike. Ajo deklaroi se nëse deputetët e LDK-së e votojnë demarkimin e kufirit, poshtë Qafës së Çakorrit dhe Kullës së Zhlebit, unë nuk do të jem në LDK. Dhe, e mbajti fjalën e dhënë, sepse ajo është e bija e heroit markant, Jusuf Gërvalla dhe nuk shkelë mbi gjakun e gjyshit të vrarë, në mbrojtjen e Pazarit të Ri (sot:Novi Pazar).

Ja, pra, LDK-ja ka vetëm një fytyrë. Është e fjalës dhe e besës; është e paqes dhe e luftës; është e pendës dhe e mendjes; është parti akademike, pa të cilën, çdo qeveri në pushtet, ka qenë dhe do të jenë dështake. Për të qenë më e suksesshme dhe më e shëndetshme, në largimin e PAN-it banditesk, LDK-ja duhet menjëherë të bëjë zgjedhjet brenda partiake. Dhe, këtë për disa arsye madhore:

1) Të kthehet LDK-ja në origjinë, në frymën e themeluesit të saj, Dr. Ibrahim Rugova;

(Kryesia aktuale, më sakt, klani brenda Ktyesisë, ka devijuar, qëllimshëm, frymën rugoviane, për ta zgjatur sundimin klanor. Andaj, është utopi korrigjimi nga ajo!)

2) Të risjellë parimet bazë: debatin, konkurrencën zgjedhore dhe votimin e fshehtë;

(Klanorët “harruan” demokracinë! Përqafuan, sërishmi, aklamacionin komunist, në zgjedhjen e organeve drejtuese të LDK-së!)

4) T´i spastrojë strukturat vendimmarëse të partisë, nga elementët aktivë të SHIK-ut;

(Veprimet përfide të SHIK-ut, në strukturat vendimmarrëse të partisë, e mbajnë LDK-në në opozitë!)

5) Të ligjësojë organet drejtuese e vendimmarrëse të partisë;

(Zgjedhjet aklamative moniste, kanë prodhuar kryetar, Kryesi dhe Këshill të Përgjithshëm të dhunshëm, jo legjitim!)

6) Statuti i LDK-së, i ndryshuar për qëllime klaniste, me kompetenca tipike komuniste për kryetarin, t`i kthehet origjinës rugoviste;

(Sipas statutit aktual, kryetari me fuqi më shumë se mbreti, i përdorë strukturat “vendimmarrëse” si kondomë”!)

7) Zgjedhja e kryetarit të bëhet nga anëtarësia: një anëtar – një votë;

(Propozimi i anëtarëve në konkurrencë, të bëhet nga një Këshill Zgjedhor, të rekomandur nga baza dhe jo nga garnitura aktuale drejtuese!)

8) SHIK-ikistët, brenda strukturave vendimmarrëse të partisë, janë në ethe për ndarjen e LDK-së;

(SHIK-u don vazhdimësinë e atyre që shkelën dy amanetet e Presidentit Rugova: Mos lejoni ngritjen e Hashimit në pushtet, sepse është i rrezikshëm për Kosovën dhe Demarkacioni nuk duhet të zbresë poshtë Qafës së Çakorrit, Kullës së Zhlebit …!)

Share.

About Author