“Pa babë, pa ide edhe pa tru” analisti kosovarë “godet” GDP

0
Loading...

Grupi i Deputetëve të Pavarur ka thirrur në interpelancë kryeministrin Ramush Haradinaj në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Por kjo gjë është shumë e vonuar sipas analistit kosovarë Haki Abazi.

Ai ka thënë se dikush duhet të iu tregoj deputetëve të GDP-së se të gjitha analizat për këtë marrëveshje tashmë janë bërë e janë shterur.

Abazi ka thënë se ky grup dëshiron të bëhet i rëndësishmëm në bazë të këtij raporti, por siç është shprehur Abazi, të gjithë e din se ky grup është parazit dhe se ndryshe nuk do ishin as pjesë e Kuvendit.

Abazi i ka quajtur ata si “Pa babe, pa ide edhe pa tru”

“Duhet me i tregu GDP dikush qe sa kane qene ne gjumë, Valdrin Lluka(j) është i akuzuar nga prokuroria speciale. Gjithashtu deri sa kane qene duke pire Coca Cola Zero janë kryer të gjitha analizat e marrëveshjes për blerjen e energjisë dhe lidhur me kontratën për ndërtimin e Termocentralit të qymyrit. Nëse pahiri Ju kane rene ne dore këto analiza edhe po dojne me u be të rëndësishëm ne shpine e pune te dikujt tjetër- kjo nuk befason aspak, e dimë mire qe janë parazite se ndryshe as ne Parlament Nuk do të ishin.

Pa babe, pa ide edhe pa tru.

#NUKKANEVOJEPERSHUL” ka shkruar Aabzi në fb.

Interpelanca e kryeministrit do mbahet nesër por kryeministri ka paralajmëruar se nuk do mund të jetë pjesë e seancës./GazetaBlic/

Share.

About Author