Pas skandalit për 31 notat negative në gjimnaz, “bossat dalin e festojnë”

0
Loading...

Gjatë javës së kaluar, Indeksonline ka raportuar se në Gjimnazin “Kuvendi i Arbrit” në Ferizaj, brenda një klase të vetme në periodën e parë mësimore janë mbyllur 31 nota negative (njësha) në lëndën e biologjisë.

E gjithë kjo thuhet se është bërë për hakmarrje.

Sipas informacioneve që ka siguruar Indeksonline, Beqa kishte vendosur këto nota negative për t’iu hakmarrë nxënësve, pasi ata ishin edhe arsyeja pse mësimdhënësi i mëparshëm i biologjisë, Mejdi Musliu (me të cilin ishin mjaftë të afërt kolegjialisht edhe Beqa dhe drejtori i shkollës) ishte suspenduar që orët e kësaj lënde të mos ia mbante më kësaj klase.

Kështu, një ditë pas raportimit për këtë skandal, nxënësit e kësaj klase kanë treguar për Indeksonline se drejtori i shkollës Enver Azemi, së bashku me mësimdhënësin Muharrem Beqa dhe me kryetarin për cilësi në arsim në këtë gjimnaz, Shani Syla kanë dalë për “kafe”, duke publikuar dhe një fotografi.

Kjo gjë për nxënësit po shihet si hakmarrje dhe kundërpërgjigje e këtij shkrimi.

“Kafja me 3 bosat e gjimnazit”, është përshkrimi i fotografisë së tyre, ku shihen duke buzëqeshur përkundër shkrimit që është publikuar.

Më poshtë gjeni artikullin, në të cilën edhe tregohet historia e nxënësve për vendosjen e 31 notave negative brenda një klase të vetme në këtë gjimnaz./Indeksonline/

Share.

About Author