Po tentonte të trafikonte armë drejt Shqipërisë, arrestohet kosovari

0
Loading...

Ka tentuar të trafikojë armë zjarri nga Kosova për Shqipëri, por është arrestohet në flagrancë nga Policia Kufitare në Morinë një 44 vjeçar kosovar.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, si dhe vënie para përgjegjësisë ligjore të autorëve, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar, Hamdi Mavriqi.

Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale , 3 armë zjarri Pistoletë, tip “Glock”, 25 fishekë. Armët e zjarrit, municioni luftarak si dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës.

Policia Kufitare godet një rast të trafikimit të armëve të zjarrit. Tenton të trafikojë armë zjarri nga Kosova për Shqipëri, arrestohet në flagrancë nga Policia Kufitare në Morinë 44 vjeçari kosovar. Sekuestrohen 3 armë zjarri Pistoletë, tip “Glock” si dhe 25 fishekë luftarakë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, si dhe vënie para përgjegjësisë ligjore të autorëve, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar;

-Hamdi Mavriqi, 44 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Ky shtetas u paraqit në sportelin në hyrje të P.P.K.Morinë, i cili udhëtonte me mjetin e tij tip “Seat”, dhe u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për kontroll më të detajuar në vijën e dytë. Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale , 3 armë zjarri Pistoletë, tip “Glock”, 25 fishekë.

Armët e zjarrit, municioni luftarak si dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për identifikimin e autorëve të tjerë të implikuar.

Materialet në ngarkim të shtetasit Hamdi Mavriqi, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.

Share.

About Author