Vetura godet motoçiklistin, ky i fundit në gjendje të rëndë

0

Dje në fshatin Nerodime të Ferizajt, është raportuar për një aksident trafiku ku një person ka pësuar rëndë.

Siç njofton policia, në aksident janë përfshirë një veturë që po e voziste një grua dhe një motoçiklist.

Lëndimet trupore mësohet se ka pësuar motoçiklisti, me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Gjendja e tij shëndetësore, sipas mjekut kujdestar, është e rëndë.

Me vendimin e Prokurorit rasti mbetet nën hetime.

Share.

About Author