Vjedhje në një shtëpi në Komoran, pronari i shtëpisë publikon videon ku shihet hajni (VIDEO)

0

Në Komoran viteve të fundit është arritur numër rekord i vjedhjeve të shtëpive.
Banorët e Komoranit shprehën të shqetësuar me këtë dukuri që sipas tyre ka arritur në nivel të lartë. Ata shprehën të shqetësuar edhe me mosreagimin adekuat të Policisë së Kosovës e cila sipas tyre nuk ka kurfarë plani strategjik për të ndaluar këtë dukuri.

“Nuk kalon natë pa u thyer ndonjë shtëpi apo lokal, nuk ka pasur më herët por viteve të fundit janë shumëfishuar. Nuk e di pse ka ndodhur një rritje kaq e madhe e kësaj dukurie por që është tejet shqetësuese e që më e keqja është në mosndalimin e kësaj dukurie as nga organet gjegjëse të sigurisë”, shton një banor i Komoranit për Drenica SOT.

Ai për Drenica Sot thotë se asnjëherë nuk bëjnë gjumë të rehatshëm pasi që pjesë të natës duhet ta kalojnë duke ruajtur pasuritë e tyre për shkak të hajnave. Sipas tyre Policia e Kosovës ka dështuar totalisht në ndalimin e kësaj dukurie.

Një tjetë qytetar thotë se hajnat vijnë nga vendet tjera me nga 10 – 15 persona dhe zbarkojnë në Komoran, ka raste kur vijnë edhe nga komuna të tjera.

Ende nuk ka kurfarë suksesi në luftimin e kësaj dukurie, vjedhjet vetëm po shtohen thotë një banorë tjetër i Komoranit./DRENICASOT.

 

Share.

About Author