Zyrtari i PDK-së që shkoi sot në Mal të Zi për ta ndihmuar Gjukanoviqin

0
Loading...

Mali i Zi po përmbyll njërin prej proceseve zgjedhore më të rëndësishme në historinë e saj më të re që kur shpalli pavarësinë në vitin 2006.
Zgjedhjet e sotme për president kanë ndarë në dysh këtë shtet, në taborin pro partisë në pushtet me kandidatin e saj Milo Gjukanoviq dhe në bllokun opozitar ku më kryesori është kandidati pro serb, Marko Milaçiq.

Një nga debatet kryesore ka qenë se nga do të orientohet  edhe vota e shqiptarëve e cila është shumë përcaktuese në rezultatin final.

Megjithatë, shqiptarët duken se janë përcaktuar për Milo Gjukanoviq, njëri prej politikanëve më jetë gjatë i Malit të Zi i cili sa ishte kryeministër njohu Kosovën dhe ka kultivuar raporte të mira fqinjësore me Kosovën dhe Shqipërinë.

Megjithatë, politika në Kosovë nuk i ka lënë asgjë rastësisë për votat e shqiptarëve duke u përfshirë aktivisht ditët e fundit por larg vëmendjes së mediat dhe publikut.

Gazeta Express merr vesh se njeriu i përfshirë aktivisht i cili ka qëndruar disa herë në Mal të Zi është zëvendëskryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj i cili ka takuar të gjithë udhëheqësit e partive shqiptare si Kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungun, kryetarin e Partisë Demokratike shqiptare, Fatmir Gjeka, ministrin për Pakica, Mehmet Zenka.

Siç mësohet, Hoxhaj ka kërkuar nga të gjithë udhëheqësit e partive shqiptare një angazhim sa më të madh në ditën e sotme të zgjedhjeve dhe që vota të shkoj në bllok për Milo GJukanoviq.

Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Hoxhaj ka takuar edhe njërin prej njerëzve më të afërt të Gjukanoviqit, ish ministrin e jashtëm, Milan Rocen.

Deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës të kandidatit opozitar për president të Mali të Zi dhe se ai do ta tërheq njohjen në rast se zgjidhet president, duket t’i ketë shtyrë politikanët në Kosovë që të mos qëndrojnë duarkryq në Prishtinë por të përfshihen drejtpërdrejt për të siguruar votat.

    

Share.

About Author