Abdixhiku kërkon shkarkimin e ministrave që janë në aktakuzë

0
Loading...

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ngritur çështjen e aktakuzave ndaj rastit ‘Pronto’, pjesë të së cilave janë njerëz që kanë bartur pozita të larta institucionale.

Abdixhiku ka thënë se si është e mundur që prej gjithë këtyre njerëzve të mirë në Kosovë, të zgjedhen njerëz që kanë probleme me ligjin.

‘Se di qysh kryeminsitri mund të punojë me kaq shumë individë me aktakuzë. Kemi dy ministra, një për shtënje me armë, e tjetri për tortura. Pesë ministra në total me probleme me ligjin. Është rekord i ri. Në asnjë qeveri nuk ekziston që të jenë tre minstra në aktakuzë, e dy të tjerë nën hetime. Kjo tolerancë është legjitimim i vetë krimit. Kosova do së paku një qeveri me duar të pastra’, ka thënë ai në Kuvend, transmeton Periskopi.

Abdixhiku i ka bërë thirrje kryeministrit që t’i shkakrojë njerëzit rreth vetes, që janë në aktakuzë./Periskopi/

Share.

About Author