Hashim Thaçi heshtë kur pyetet për drejtorin e AKI-së (Video/Foto)

0
Loading...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot ka drekuar me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me kryeministrin bullgar, Boyko Borissov në një nga restaurantet e Prishtinës. Por, kur ky i fundit ishte larguar nga dreka, në po të njëjtin restaurant është shfaqur edhe ish-kryetari i PDK-së në komunën e Skenderajt, Sami Lushtaku, raporton Indeksonline.
Kur të gjithë po dilnin nga vendi ku po drekonin, Indeksonline ka pyetur presidentin Thaçi se kur do të emërojë drejtorin e AKI-së. Mirëpo, ai nuk ka dhënë përgjigje për këtë çështje, përkundrazi si e ka dëgjuar pyetjen, është larguar menjëherë për në veturën e tij.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se është në konsulta vazhdimisht me presidentin Thaçi lidhur me zgjedhjen e shefit të AKI-së.

Por, siç ka thënë Haradinaj, enda nuk ka emra veçse drejtori do të zgjidhet shpejtë dhe brenda afatit ligjor.

Kujtojmë se ishte vet Haradinaj ai që kishte kërkuar që tashmë ish-drejtori i AKI-së, Driton Gashi të lirojë postin për shkak të deportimit të gjashtë shtetasve turq pa dijeninë e krerëve shtetërorë./Indeksonline/

Share.

About Author