Milaim Zeka zbulon një skandal që sipas tij po ndodh në shkollat e Kosovës

0

Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare, në të cilën do të jenë në rend dite për diskutim pesë interpelanca dhe dhjetëra projektligje e propozim vendime tjera. Në këtë seancë deputeti nga radhët e Nismës, Milaim Zeka, ka dhënë një informatë shqetësuese për shkollat kosovare.

Zeka thotë se mësuesit po i maltretojnë nxënësit, duke i dënuar në forma të ndryshme për shkak të prishjes së disiplinës, mungesës së njohurive për lëndët mësimore, apo mungesës së kryerjes së detyrave shkollore. Për gjithë këtë punë, Zeka thotë se mësuesit po përdorin metoda të dhunshme ndaj nxënësve.

“E kam një shqetësim shumë të madh që po dëshiroj që ta paraqes këtu. Është duke ndodhë një skandal në shkollat e Kosovës. Mësuesit vetëm pse kanë kesh nxënësit, po i qesin tek dërrasa e zezë, po i dënojnë, po ia vejnë çantë prapa shpinës. E përpos kësaj po i fotografojnë”, ka deklaruar Zeka.

Për këtë çështje ai thotë se e ka njoftuar edhe ministrin e Arsimit si dhe atë të Punëve të Brendshme.

Share.

About Author