Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Drenasit ua lehtësojnë jetën banorëve te Abrisë dhe Likocit (Foto)

0
Loading...

Banorët e fshatrave Abri të Drenasit dhe Likoc të Skenderajt nga kjo e hënë do t’u hiqet një prej problemeve më të mëdha të komunikimit më të lehtë.

Me bashkëfinancim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Drenasit është asfaltuar rruga që i lidh dy këto fshatra.

Kjo rrugë që është e gjatë mbi 1.500 metra e gjatë, raporton MediaPress.

Kompania ekzekutuese e punimeve është “Milazim Shala” nga Drenasi, e cila përpos që ka ndërtuar rrugën e asfaltuar me dy shirita për të dyja kahjet e lëvizjës, e njëjta ka rregulluar edhe bankinat, si dhe kanalet kulluese.

Punimet në këtë rrugë janë bërë sipas standardeve të larta bashkëkohore për kategorinë e caktuar sipas projektit.

Banorët e këtyre fashtrave që i lidh rruga e asfaltuar janë shprehur shumë të kënaqur me asfaltimin e rrugës që u mundësua fal investimeve të bëra nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Drenasit./MediaPress

Share.

About Author