Zeka kritikon Veselin pas përplasjes me deputeten e VV-së: Shumë tolerant je bë

0

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Milaim Zeka, e ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, për tolerancë ndaj veprimeve të deputetëve.

Kjo fjalë e deputetit Zeka është nxitur pas debatit ndërmjet deputetes së VV-së, Drita Millakut dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Zeka ndërkohë ka kritikuar edhe deputetët e partive me të cilat NISMA është në koalicion, duke i quajtur si të papërgjegjshëm për shkak të mos prezencës së tyre në Kuvend, që si për pasojë pati mos kalimin e disa komisioneve.

“Duhet të jemi më të disiplinuar sa i përket pjesëmarrjes në Kuvend. Është për t’u admiruar qëndrimi i deputetëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes të cilët qëndrojnë në sallën e Kuvendit gjatë gjithë kohës. Kemi qenë një gjysmë elefanti, e tani kemi mbet kërkund hiq me 53 deputet, dhe po e kritikojmë opozitën , edhe pse kemi nevojë për votën e tyre” ka deklaruar deputeti Zeka.

Share.

About Author