Deputeti i dorëhequr nga VV takohet me Zv/Kryeministrin Gashi

0
Loading...

Janë takuar në Prishtinë zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi dhe deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur (GDP), Dukagjin Gorani, pak orë para se të fillonte seanca e Kuvendit të Kosovës të hënën.

Gazeta “Bota Sot” ka raportuar sot se takimi i deputetit Gorani me zv/kryeministrin Gashi ka pasur qëllime politike.

Mirëpo, deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dukagjin Gorani i ka thënë sot Insajderit se kjo nuk është e vërtetë.

Ai ka thënë se bëhet fjalë vetëm për një takim miqësor.

Ndërkaq, Insajderi ka tentuar të kontaktojë edhe me zv/kryeministrin Gashi, por kontakti me të ka qenë i pamundur. /Insajderi.com

Po ashtu, këtu mund ta shikoni dokumentarin “Telenovelë me turq”:

Share.

About Author