Mbahet Sofra Poetike “Ymer Elshani” 2018

0
Loading...

Në Drenas është mbajtur manifestimi letrar tradicional, Sofra Poetike “Ymer Elshani” 2018 organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ne bashkëpunim me “Art Club”.

Të pranishëm në këtë manifestim tradicional, ishin poetë e shkrimtarë nga Kosova dhe Shqipëria, përfaqësues të familjes së shkrimtarit, poetit dhe atdhetarit Ymer Elshani, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Flutura Avdiu dhe zyrtarë tjerë komunal.

Me këtë rast, nënkryetari Sylaj ka përshëndetur këtë takim letrar dhe i ka uruar suksese me të mirëve ne krijimtarinë e tyre letrare. Ndërsa drejtoresha për Kulturë, Flutura Avdiu ka hapur manifestimin tradicional të Sofrës Poetike dhe ka përshëndetur të pranishmit.

Ne konkursin letrar per poezi, kanë konkurruar 54 krijues të poezisë, ndërsa juria në përbërje prej Adem Gashit, kryetar i jurisë, Xheladin Mjeku anëtarë dhe Mustafë Hoxha anëtarë, përzgjodhën me të mirët e këtij konkursi tradicional të poezisë.
Para shpalljes së rezultateve nga juria, është lexuar kumtesa letrare nga shkrimtari Zeqir Bekolli dhe po ashtu janë lexuar 15 poezi.

Juria përzgjodhi për çmimin e tretë poezinë “Orët e dëshmisë së humbur” e autorit Ramë Oraca me shifrën Granios Lament. Çmimi i dytë e mori poezia, “Të due” e autorit Emin Z. Emini me shifrën Rrmeza. Çmimi i parë e mori poezia “Liria qenka kult” e autores Vjollca Dibra me shifrën Shpresa. Kurse çmimi special i Sofrës Poetike “Ymer Elshani” 2018 e ka fituar poeti Behram Hoti.

Share.

About Author