Ndërron jetë punëtori i KEDS-it, që u lëndua në vend të punës (Foto)

0
Loading...

Më 5 prill, punëtori i KEDS-it, Bashkim Krasniqi kishte shkuar në punë, ku kishte marr lëndime trupore, për çka iu desh të shkonte për trajtim në Turqi.

Ai gjatë orarit të punës, derisa po monitoronte tensionin e lartë të një trafoje, dikush e lëshoi rrymën, duke i shkaktuar lëndime të rënda, shkruan Indeksonline.

Sot pas rreth dy javësh, Bashkim Krasniqi ka ndërruar jetë, duke mos arritur t’i mbijetoj lëndimeve.

Këtë e ka konfirmuar Federata Sindikale e Pavarur ElektroKosova, duke treguar se Bashkimi ka punuar në ekipin e prishjes së trafove dhe se ishte një nga punëtorët më të dalluar.

Ai la pas  vetës gruan dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Për fatkeqësinë e Bashkimit kishte drejtuar akuza drejt KEDS-it, motra e tij e cila kishte thënë se menaxhmenti nuk po interesohej fare për shëndetin e punëtorit në fjalë, për çka kishte raportuar Indeksonline.

Share.

About Author