Përplasen fort Anton Quni me Xhavit Halitin për 8 milionët e Qeverisë Bukoshi

0
Loading...

Me shumicë votash deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar nëntë emrat për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Ky vendim është marr nga ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi.

Në seancën e djeshme ky ratifikim nuk kishte kaluar pasi që LDK-ja nuk kishte votuar pasi që deputetët nuk e kishin votuar komisionin hetimor për të hetuar rastin e gjashtë shtetasve turq.

***

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti e ka quajtur gënjeshtar deputetin e LDK-së, Anton Quni, i cili ka deklaruar se Ahmet Krasniqi i ka dhuruar atij 8 milionë marka.

Haliti e nisi seancën e sotme duke thënë se Qunit se kurrë nuk ka marrë 8 milionë marka nga kolonel Ahmet Krasniqi.

Haliti: Keni gënjyer

“Është gënjeshtër e kulluar, është gënjeshtër prej atyre kuzhinave të tyre dhe nuk është mirë me përdor emrin e Ahmet Krasniqit. Nëse ke argumente zotëri që po i jep vetit zor që dinë diçka për UÇK-në, unë po të them që nëse unë i kam marrë 8 milionë euro, sot nuk jam në këtë Kuvend, nëse ti ke gënjyer a je i gatshëm të jep dorëheqje nëse ki argumente se unë i kam marrë 8 milionë euro. Duhet ta kesh parasysh që në strukturat politike dhe ushtarake ka pasur bashkëpunim mes qeverisë së Kosovës dhe UÇK-së dhe strukturat ushtarake dhe politike të UÇK-së nuk janë marrë me kalamajtë që kanë qëndruar nëpër thera. Unë për të biseduar dhe për t’u marrë vesh kam pasur vetëm një njeri, veç Bujar Bukoshin”, tha Haliti.

Por, Quni tha se mund ta siguroj me dokumentacione me njerëz, me datë, se Haliti i ka marrë 8 milionë, apo diçka me pak apo me shumë.

Quni: Ta dëshmoj me fakte se i keni marrë paratë nga Krasniqi

“Unë nuk e di çka ka të keqe që ky fond është ndarë për ndihmë për njësitë e UÇK-së. Nuk është asgjë sekrete, nuk jam i vetmi që e kam thënë, kanë folur për këtë çështje edhe shumë tjerë, kanë folur edhe shok të juaj të idealit, partisë e tjera. Por nëse ju dëshironi fakte dhe me shumë unë do t’i siguroj. Tani nuk jam i sigurt a janë në pyetje 6, 7 apo 8, por mund t’i siguroj të gjitha faktet, edhe dëshmitarët edhe protagonistët, që të saktësojnë me ditë, me datë, me ngjarje me zhvillime me vend se ju këtë shumë plus minus e keni pranuar personalisht me autorizimin e kolonel Ahmet Krasniqit”, theksoi Quni.

Haliti: Juve iu konvenon me fol për njerëzit e vdekur të UÇK-së, të gjallët s’kanë rëndësi

“Ti nuk di asgjë për këtë punë, as ata shokët tu nuk dinë asgjë sepse nuk kanë qenë kurrë prezent, ka qenë prezent Agim Mehmeti në të gjitha bisedimet, është bisedu me Bujar Bukoshin dhe Isa Mustafa, ju tjerët keni qenë ushtar, keni luftuar apo jo është problem tjetër sepse juve iu konvenon me fol për njerëzit e vdekur të UÇK-së sepse njerëzit e gjallë nuk kanë rëndësi, ky është problemi juaj, edhe në atë betejën që e ke bo bashkë me të tjerët, ju askund nuk e përmendini se kush e ka arrit marrëveshjen për të qenë bashkë, ju nuk e dini procesin e zhvillimit të asaj pune as në Koshare, as në këto tjerat, prandaj mos shprush, këtu mund të flas, dy vet janë gjallë, sa i përket pjesës politike Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, pjesërisht për çështjen e financave që ka bërë dhe gjallë është veç  Hilmi Nebihu,… kur t’i qelim letrat i qelim taman, tani këtu unë e përfundoj se dje ke fol t’i e sot unë dhe skam  fjalë”, tha ai

E pas Haliti përfundoi fjalimin nuk ia dha fjalën Qunit, duke thënë se ai ka folur dje, ndërsa ky sot.

Quni në shenjë proteste u ofruar afër Halitit, ku për disa minuat aty u panë edhe deputetët tjerë të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së.

Formohet komisioni hetimor për deportimin e shtetasve turq

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar formimin e komisionit hetimor për të ndriquar rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars të këtij viti.

Kjo iniciativë është bërë pas një seance të jashtëzakonshme me kërkesë të LDK-së dhe VV-së.

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës (Drejtpërdrejt)

Po vazhdon punimet seanca e Kuvendit të Kosovës me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës të pikave të mbetura nga seance e djeshme.

Sipas njoftimit janë të paraparë 15 pika, ndër to edhe interpelanca e

kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë, interpelanca e kryeministrit, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës, interpelanca e kryeministrit Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar më 20 dhjetor 2017,si dhe interpelanca e Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Sot vazhdon punimet seanca e Kuvendit të Kosovës me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës të pikave të mbetura nga seance e djeshme.

Rendi i ditës:

11. Shqyrtimi i Raportit të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut-KOSTT sh. a, 12. Përzgjedhja e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, 13. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, 14. Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.

15. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, 16. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave. 17. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë.

18. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës.

19. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017, 20. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.

21. Interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, z. Uran Ismajli, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me Sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private në Republikën e Kosovës, 22. Debat parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me të gjeturat e raportit të komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, 23. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetëve Ganimete Musliu, Salih Salihu dhe Driton Çaushi, në lidhje me skandalin e mishit të prishur të ardhur nga Belgjika, si dhe cilësinë dhe sigurinë e ushqimit në Kosovë.

24. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, e mbështetur edhe nga 11 deputetë nënshkrues, në lidhje me korrupsionin si kriter për liberalizim të vizave, dhe 25. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes, Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 5 deputetë nënshkrues, në lidhje me sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit në Kosovë.

Share.

About Author