Opozita në Drenas bojkoton mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF)

0

Opozita në Drenas ka bojkotuar mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa(KPF) që do të mbahet nesër me 19.04.2018. Këtë e ka bërë të ditur përmesë një statusi në rrjetin social Facebook, Burim Bujupi.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Drenasit, në lidhje me mbledhjen e radhes së Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) e cila është paraparë të mbahet nesër me 19.04.2018. Ne se bashku me kolegët anëtarë të KPF-së kemi vendosur të mos marrim pjesë për arsye se nuk janë respektuar ligjet në fuqi,prandaj se bashku me kolegët nga opozita i kemi derguar e-mail zyrtare Kryesusit të Kuvendit si në vijim:

I nderuar Kryesues,

Ne anëtarët e Komitetit për politikë dhe financa, Burim Bujupi, Fitore Morina, Florentina Elezi dhe Edolina Plakiqi ju njoftojmë se për shkak të mungesës së materjalit të nevojshem për mbledhjen e paraparë për nesër, nuk do të marrim pjesë.

Ligji për vetëqeverisje lokale e parasheh që materjali për secilen pikë të rendit të ditës për mbledhje të Komitetit për politikë dhe financa si dhe mbledhje të Kuvendit të Komunës, materjali të ju përcillet 7 ditë para mbledhjes.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që nuk kemi marrë materjalin me kohë, prandaj për të ndërprerë shkeljen e ligjit në mënyrë të vazhdueshme nga Ekzekutivi i Komunës sonë, kemi vendosur që në mbledhje të marrim pjesë vetëm atëherë që konform ligjit të kemi pranuar materjalin e nevojshëm për mbledhje.

Me respekt,
Burim Bujupi

PS. Ky email dërgohet edhe në emër të kolegëve të lartshënuara, pas takimit rreth kësaj çështje.
Image may contain: 4 people, people smiling, people sitting, table and indoor

No automatic alt text available.

Share.

About Author