Rrahën rëndë dy persona në Drenas, Policia arreston të dyshuarit

0

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Krajkovë të Drenasit, të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht duke iu shkaktuar lëndime trupore dy viktimave meshkuj.

Viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës./DrenicaOnline/

Share.

About Author