UP s’ka buxhet për punësime të reja, pritet të mbyllen këto programe

0

Në mbledhjen e radhës të Universitetit publik më të madh në vend u diskutua edhe për çështjen e punësimit të personave të tjerë për shtimin e stafit akademik, për çka u zhvillua debat i nxehtë.

Universiteti i Prishtinës ka nevojë për 300 persona si pjesë e stafit akademik, por do të detyrohet të shpallë konkurs vetëm për 62 persona. Kjo për arsye se Universiteti publik më i madh në vend nuk ka buxhet të mjaftueshëm për aq persona sa ka nevojë t’i punësojë.

Vendimi për këtë është marrë në mbledhjen e radhës, pas diskutimit të 13 pikave të rendit të ditës dhe pas një debati të nxehtë për këtë çështje.

Dekanët e fakulteteve, me këtë rast, e kanë cilësuar si alarmante situatën, duke paralajmëruar mbylljen e disa programeve të studimit, si për shembull ai i Energjetikës në Fakultetin Teknik.

Share.

About Author