Drenas: Thirret mbedhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

0

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale ,nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit për datën 27.04.2018 (ditë e premte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e bordit të drejtorëve të Komunës:

THËRRET

Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa

Mbledhja do të zhvillohet me këtë rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së datës: 20.03.2018.
2. Propozim vendim për subvencionimin e KF “ Feronikelit”.
3. Propozim vendim për subvencionimin e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal “KVRL”.
4. Propozim vendim për rrënimin e ishujve në Sheshin “Fehmi Lladrovci”.
5. Propozim vendim për shfuqizimin e vendimit të komunës nr.421-3587te datës 19.06.2009, që i ishte dhënë prona komunale në shfrytëzim NTP “FLORIANI” me pronar Muhamet Ajazi nga Komorani.
6. Propozim vendim për shfuqizimin e vendimit të komunës nr.421-3587 të datës 19.06.2009, qe i ishte dhënë prona komunale në shfrytëzimin NTSH “BE-INDENERING BAU” me pronar Gëzim Gegaj nga Komorani.
7. Propozim vendim për kthimin e pronës komunale, të dhënë në shfrytëzim të përhershëm pronarit Hajdar Heta nga Gllogoci.
8. Propozim vendim për kthimin e pronës komunale, të dhënë në shfrytëzim të përhershëm pronarit Zejnullah Strumcaku nga fshati Abri e Epërme.
9. Propozim vendim për ndarjen e pronës komunale për varrezat e fshatit Korroticë e Ulët.
10. Propozim vendim për formimin e komisionit për rregulloren për dekorata dhe mirënjohje.
11. Propozim vendim për formimin e komisionit për ndryshimin e Stemës dhe Vulës së Komunës së Drenasit.
12. Propozim vendim për financimin e projektit të HANDIKOS-it.
13. Të ndryshme.

Share.

About Author