Liverpool e “tmerron” Romën (Video)

0

Liverpooli ka shënuar fitore të jashtëzakonshme në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Reds” kanë mposhtur në Anfield me rezultat të thellë 5-2 Romën e cila e kishte eliminuar Barcelonën para dy javësh.

Heroi i kësaj ndeshje padyshim ishte Mohamed Salah që përveç se shënoi dy gola, ai dhuroi edhe dy asistime.

Dy gola të tjerë i shënoi edhe Roberto Firmino ndërsa në listën e realizatorëve u regjistrua edhe Sadio Mane.

Roma u “dhez” vetëm në minutat e fundit ku arriti të shënoj dy gola, së Pri Dzeko e më pas Perroti nga penalltia.

Ndeshja e kthimit në Olimpico të Romës do të zhvillohet të mërkurën me 2 maj. /IndeksOnline/







Share.

About Author