Nis asfaltimi i rrugëve në Runik të Skenderajt

0
Loading...

Sot ka filluar asfaltimi i rrugëve lokale në Runik, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku dhe drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti.

Fillimisht ka nisur asfaltimi i rrugës në Lagjen “Llaushaku” që nuk ka qenë i përfshirë në projekt, mirëpo ishte premtim i kryetarit Jashari për banorët e këaj lagjeje dhe ashtu siç iu është premtuar asfaltimi i rrugës është realizuar.

Ndryshe, Skenderaj po vazhdon me rregullimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë territorin e saj.

Po sot, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, dhe drejtorë kanë inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit në fshatin Kuqicë.

“Të gjitha projektet që janë duke u realizuar në Komunën e Skenderajt do të realizohen sipas standardeve të parapara në planet implementuese dhe se për një gjë të tillë do të përkujdesem së bashku me stafin tim përgjegjës”, tha ai.

Po ashtu Jashari, theksoi se këto punime që janë duke ndodhur në këtë fshat janë interes i të gjithë qytetarëve e në radhë të parë i banorëve të këtij fshati, andaj  kërkoi të kontribuojnë në përgjegjësinë e punimeve.

Pas inspektimit, kryetari me stafin e tij, kanë vazhduar rrugën për të parë nga afër vendin ku parashihet të ndërtohet penda e ujit, projekt ky madhor i cili do ta zgjidhë problemin e ujit, jo vetëm për Komunën e Skenderajt, por edhe më gjerë.

Share.

About Author