Kanceri i mushkërive – mos i injoroni dhimbjet në gjoks

0
Loading...

Simptomat e kancerit ndryshojnë varësisht se në cila pjesë e trupit është prekur nga tumori.

Por ju asnjëherë nuk duhet t’i injoroni dhimbjet në gjoks, pasi që mund të jenë një shenj e kancerit vdekjeprurës në mushkëri, shkruan Express.co.uk, përcjell Klan Kosova.

Kanceri në mushkëri është njëri prej llojeve të kancerit më të përhapur në Britani të Madhe, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Gati 45 mijë njerëz diagnostifikohen në Britani për çdo vit me kancer në mushkëri. Kjo sëmundje thuhet se prek njerëzit në mes moshave 70-74 vjeç dhe është shumë i rrallë nën 40 vjeç.

Simptomat e kancerit në mushkëri shpesh është vështirë që të vërehen në fazat e hershme, por që shfaqen në zhvillim gradual të tij. Njëra prej këtyre shenjave është edhe dhimbja e vazhdueshme në gjoks.

Dhimbja në gjoks është një prej simptomave më serioze, por që kjo dhimbje mund të shkaktohet edhe nga një numër i vogël i kushteve serioze. Ajo mund të ndodhë edhe prej ankthit, thatësira në stomak apo edhe ndonjë infeksion në gjoks./Klan Kosova/

Share.

About Author