Omega 3, kundër artritit, depresionit dhe astmës

0

Kur bëhet fjalë për yndyrat, është një lloj që duhet ta konsumoni patjetër: acidet yndyrore omega 3. Dy llojet kryesore të saj — EPA dhe DHA –gjenden më shumë tek peshku. Ndërsa ALA (acidi linolenik alfa), gjendet tek burimet bimore si frutat e thata dhe farat. Këto yndyra i duhen trupit jo vetëm për të funksionuar, por i sigurojnë edhe një sërë përfitimesh shëndetësore.omega-3

Si e ndihmojnë ato shëndetin

Yndyrat në gjak (trigliceridet) – Suplementet e vajit të peshkut mund të ulin nivelet e triglicerideve. Nivelet e larta të këtyre yndyrave në gjak rrisin rrezikun për zhvillim të sëmundjeve të zemrës.

Artrit reumatoid – Suplementet e vajit të peshkut (EPA+DHA) mund të lehtësojnë dhimbjet e kyçeve. Këto suplemente rrisin gjithashtu efikasitetin e ilaçeve kundër inflamacionit.

Depresion – Studime të ndryshme kanë treguar se popujt që hanë ushqime me nivele të larta të acideve yndyrore omega 3 kanë nivele më të ulëta të depresionit. Vaji i peshkut rrit gjithashtu efikasitetin e antidepresantëve dhe mund të lehtësojë simptomat e çrregullimit bipolar.

Zhvillimin e bebeve – Suplementi DHA është i rëndësishëm për zhvillimin neurologjik dhe vizual të foshnjave.

Astmë – Një dietë e pasur me acide yndyrore omega 3 ul inflamacionin, një komponent kyç tek astma. Megjithatë, duhet të bëhen të tjera kërkime për të zbuluar nëse suplementet e vajit të peshkut përmirësojnë funksionin e mushkërisë apo pakësojnë sasinë e nevojshme të ilaçeve për një pacient që vuan nga astma.

ADHD – Disa studime tregojnë se vaji i peshkut mund të lehtësojë simptomat e çrregullimit ADHD tek disa fëmijë dhe përmirëson aftësitë e tyre mendore, si të menduarit, të lexuarit dhe kujtesën. Megjithatë nevojiten më shumë kërkime në lidhje me këtë çështje, dhe suplementet omega 3 nuk duhet të përdoren si trajtim kryesor.

Sëmundja e alcajmerit dhe dementia – Disa studime sugjerojnë se acidet yndyrore omega 3 mund të ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjes së alcajmerit dhe dementias, dhe kanë një efekt pozitiv në humbjen e kujtesës të lidhur me plakjen.

Ku mund t’i merrni acidet yndyrore omega 3?

Nëse është e mundur, më mirë t’i merrni ato nga ushqimet në vend të suplementeve. Mundohuni të konsumoni peshk të pasur me acide yndyrore omega 3 DHA dhe EPA 2-3 herë në javë.

Këtu përfshihen këto lloje peshqish: tuna, salmoni, sardenja, trofta e liqenit, sardelje, skumbri etj.

Burime të mira të acideve yndyrore omega 3 ALA janë:

Bajamet
Farat e lirit dhe vaji i tyre
Vaji kanola
Vaji i sojës
Këto ushqime përmbajnë edhe shumë kalori, prandaj është mirë që t’i konsumoni në sasi të moderuar.

Burimi: WebMD / https://shendeti.com.al/

Share.

About Author