Vetëvendosje s’ka vendosur nëse do të shkojë në takimin e thirrur nga Veseli

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar ftesë krerëve të partive politike, për një tryezë diskutimi që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës.
Kjo ftesë e Veselit vije pas tryezës së përbashkët të LDK-së e cila mblodhi të gjithë spektrin politik të Kosovës

Mirëpo, nga partitë opozitare ende nuk është konfirmuar pjesëmarrja në këtë tryezë diskutimi.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, kishte deklaruar se në parim, LDK-ja është pro pjesëmarrjes në takime ku diskutohet për interesin nacional, mirëpo partia e tij kërkon që temë e këtyre diskutimeve të jetë edhe data e zgjedhjeve të parakohshme.

“Natyrisht se në parim jemi që të marrim pjesë në takime ku diskutohet për tema të interesit nacional, pasi edhe vet kemi iniciuar takime të tilla, por lidhur me ftesën e Veselit, opinioni do të njoftohet në ditët në vazhdim. LDK kërkon që temë e këtyre diskutimeve të jetë dhe data e zgjedhjeve të parakohshme”, kishte deklaruar Beqiri

E nga ana tjetër, deputeti nga rradhët e Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, tha sot për lajmi.net se ende nuk është marrë vendim nëse ata do të marrin pjesë në këtë tryezë apo jo.

“Nuk kemi marrë ende vendim”, deklaroi shkurt Kurteshi.

Tryeza e ftuar nga PDK-ja do të mbahet gjatë ditës së nesërme me fillim nga ora 13:00.

Share.

About Author