E konfirmuar: Real Madridi vjen në Shkup (VIDEO)

0
Loading...

Keni një fëmijë që ka talent dhe që adhuron futbollin? Një shans unikal për të gjithë fëmijët Shqiptarë. Real Madridi po vjen në Shkup. Nuk është më një hipotezë, është e konfirmuar nga vet ana e klubit.

Fondacioni i Real Madridit në bashkëpunim me ‘Sport Arena’ dhe Federatën e Futbollit të Maqedonisë, do të vijnë këtë verë në Shkup për të hapur një kamp stërvitor i cili do të shërbeje për përzgjedhjen e talentëve nga vende si Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe mbarë Ballkani.

Kampi do të drejtohet nga trajnerë ekskluzivisht të çertifikuar nga Real Madridi, duke zbatuar metodat origjinale përmes trajnimeve dhe garave të përditshme, dhe në fund pjesëmarrësit do të marrin çertifikatat zyrtare për pjesëmarrjen e tyre.

Sipas standardeve të Real Madridit, për çdo 20 pjesëmarës në kamp, do të ketë edhe një trajner. Përveç kësaj, edukatorë të tjerë, si nga Spanja ashtu edhe nga Maqedonia, do të marrin pjesë në edukimin e shëndetshëm të jetesës, shprehitë e shëndetshme dhe vlerat e Real Madridit. Pjesë e planit është gjithashtu edhe planifikimi i kohës së lirë të pjesëmarrësve gjatë trajnimeve, ku do të organizohen shëtitje të ndryshme brenda Maqedonisë.

Kampi do të jetë në dispozicion për djemtë dhe vajzat e moshës 7 deri në 17 vjeç. Real Madridi do të sigurojë çdo pjesëmarës me pajisje sportive (triko, pantallona të shkurtra, kapele, bluza dhe topa të futbollit).

Ky kamp futbolli ndërkombëtar do të zhvillohet në terrenet e futbollit të qendrës së trajnimit “Peter Milloshevski” të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Kostoja për të marrë pjesë në këtë kamp, që do të mbahet nga data 11 deri me 15 qershor 2018 është 310 euro për akreditimin, shumë kjo e cila mundëson 8-10 orë ose 09-18 orë (në varësi të kushteve të motit) praninë e pjesëmarësve në kamp gjatë ditës (dmth pa strehim ose fjetje në kamp), ose akreditim për 24 orë (duke përfshirë shërbimet e akomodimit në Hotel Continental, ushqim dhe bartje) për çmimin prej 440 euro.

Për të gjithë ata prindër që kanë një kartë të anëtarësimit Madridista, nga klubi është ofruar një zbritje prej 10%. Poashtu, zbritja vlen edhe për ata (dy ose më shumë) pjesëmarrës që vijnë nga e njëjta familje.

Një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë ata prindër të cilët kanë ëndërra për fëmijët e tyre.

Për informata më të detajuara mund të drejtoheni në faqen zyrtare të kampit:
https://campusexperiencermf.com/sq/maqedoni/

Share.

About Author