Njoftim me rëndësi për banorët e Komunës së Drenasit

0
Loading...

FTESË
Lajmërojmë të gjithë qytetarët e Drenasit, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në bujqësi, se nesër (e martë), me datë: 15.05.2018, nga ora 14:00, në Restaurant M2000-Drenas, do të mbahet debati me temën: “BUJQËSIA SI MUNDËSI E ZHVILLIMIT EKONOMIK TË DRENASIT”
Në këtë debat do të jenë pjesëmarrës: përfaqësues nga Komuna e Drenasit, përkatësisht nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, njohës të bujqësisë dhe zhvillimit rural, asambleistë nga Drenasi dhe përfaqësues tjerë nga shoqëria civile.
Prandaj, nëprmjet këtij njoftimi, i ftojmë qytetarët e Drenasit, të gjithë ata që konsiderojnë se mund të japin kontribut në këtë debat, të mos hezitojnë dhe të marrin pjesë.
Organizatorë: Studentë dhe ish-studentë të Fakultetit të Bujqësisë nga Komuna e Drenasit, në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje!.
Ju mirëpresim!

Share.

About Author