Skuadra e Barcelonës mbrëmë ka humbur nga Levante në ‘Estadi Ciutat de Valencia’.

0

Bardhi shënoi dy gola ndaj kampionit të La Ligas. Të dy golat e tij erdhën në minutat e parë të pjesës së dytë.

Bardhi fillimisht shënoi në minutën e 46’të të takimit dhe më pas gjeti golin sërish në minutëbn e 56’të.

Mirëpo kush në të vërtetë është Enis Bardhi? Cila është karriera e tij?

Enis Bardhi i lindur 2 korrik 1995 është një futbollist shqiptar i cili luan në krahun e majtë për klubin spanjoll, Levante dhe Kombëtaren maqedonase të futbollit.

I lindur në Shkup, Bardhi u bashkua me të rinjtë e Brondby IF në vitin 2013, nga KF Shkupi.

Në nëntor të atij viti, ai ra dakord për një vit marrëveshje me klubin e ligës së dytë suedeze të futbollit, KSF Prespa Birlik.

Bardhi luajti dhjetë ndeshje dhe shënoi pesë gola për klubin e tij gjatë kësaj periudhe, duke i ndihmuar ekipit nga rënia në një ligë më posht.

Bardhi përfaqësoi Maqedoninë në grupmoshat u18, u19 dhe u21 para se të bënte debutimin në tij të plotë në skuadrën e parë më 27 Mars 2015 në humbjen 1-2 në Eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2016 në shtëpi ndaj Bjellorusisë.

Në të githë karrierën e tij për klube, Bardhi ka zhvilluar gjithsej 108 paraqitje – ku ka shënuar 26 gola.

Në Kombëtaren e Maqedonisë, Bardhi numëron 6 paraqitje, por ende nuk ka shijuar golin.

Share.

About Author