Filloi projekti “Rregullimi i poligonit” në Qendrën e Shërbimit të Zjarrëfikësve

0
Loading...

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, ka filluar implementimin e projektit “Rregullimi i poligonit” në Qendrën e Shërbimit të Zjarrëfikësve në Gllobar.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi ka theksuar se ka filluar rregullimi i poligonit në Qendrën e Shërbimit të Zjarrëfikësve në Gllobar, me sipërfaqe prej 420 m2, i cili ka qenë i nevojshëm për këtë shërbim. Gjithashtu Drejtoresha Krapi ka theksuar se “jemi duke vazhduar edhe me implementimin e projekteve tjera që janë paraparë për vitin 2018”.

Share.

About Author