Banorët e Komoranit në hall me hajnat, policia dështim, Lladrovci “hapi” nënstacion të Policisë por ishte vetëm mashtrim për vota?

0
Loading...

Banorët e Komoranit janë tejët të shqetësuar me numrin e vjedhjeve që po ndodhin në këtë vend.

Ditën e hënë një banori të Komoranit, hajni i futet në pikë të ditës, afërsishtë në ora 12 :00 duke i vjedhur gjësende me vlerë dhe stoli ari.

Në të njejtën ditë në orët e hershme të mëngjesit një tjetër banori të Komoranit, në lokal i futen 7-8 persona duke tentuar të marrin gjëra me vlerë.

Numri i vjedhjeve është shtuar dukshëm viteve të fundit. Në një prononcim për gazetën online “Drenica Sot” banorët shprehën se nuk janë të ndjerë të rrezikuar as në kohën e Serbisë kështu, pasi që tërë natën duhet ta kalojnë duke ruajtur pasuritë e tyre.

Ditë më parë gazeta Drenica Sot ka publikuar videon ku shihet hajni tek sa kryen vjedhje në Komoran.

Policia e Kosovës ende nuk dihet se me cfarë plani operativ po vepron por që mund të thuhet lirishtë se ka dështuar plotësishtë në këtë segment.

Kryetari Ramiz Lladrovci, gjatë fushatës elektorale në Komoran  “hapi” nënstacionin e Policisë së Kosovës, e që ky nënstacion ishte vetëm lëvizje politike për të fituar votat e banorëve të Komoranit, pasi që i njejti asnjëherë nuk u funksionalizuar.

Banorët e Komoranit pritet që ditëve në vijim të dalin me një qëndrim lidhur me këtë situatë të gjendur dhe pritet që të pasojnë me protesta të ndryshme për të sensibilizuar organet e drejtësisë që të marrin masa që kjo gjendje të mos vazhdojë kështu./DRENICASOT.

Share.

About Author