Lladrovci uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë dhe u qoftë i pranueshëm

0

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Lladrovci ka theksuar se “muaji i shenjtë i Ramazanit, sjell edhe përkushtimin e solidaritetin ndër njerëzor, duke fuqizuar vlerat universale mes njerëzve, virtytet më të çmuara si sakrifica dhe devotshmëria”Ja postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:

“Besimtarëve myslimanë të komunës së Drenasit, ua uroj muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili me vete sjell fisnikërimin e shpirtit me agjërim dhe adhurimin e Zotit. Muaji i shenjtë i Ramazanit, sjell edhe përkushtimin e solidaritetin ndër njerëzor, duke fuqizuar vlerat universale mes njerëzve, virtytet më të çmuara si sakrifica dhe devotshmëria. Të gjithë besimtarëve që agjërojnë, ju uroj agjërim të lehtë dhe u qoftë i pranueshëm te Zoti.”

Share.

About Author