Zeka :”Lladrovci e akuzon Hashim Thaçin për vrasje të rëndë, pasi ky i fundit e akuzoi Lladrovcin për fondin “Vendlindja Thërret”

0

Deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka ka shpërthyer me akuza në drejtim të Ramiz Lladrovcit, kryetarit aktual të Komunës së Drenasit.

Sipas deputetit Zeka, Lladrovci e mbanë të shantazhuar presidentin Hashim Thaçi me një vrasje të rëndë që kishte ndodhur, pasi që presidenti Thaçi e ka akuzuar Ramiz Lladrovcin, kryetarin e Komunës së Drenasit, si keqpërdoruesin më të madh të fondit “Vendlindja Thërret”.

Kjo ka bërë që Ramiz Lladrovci të ketë rrugën hapur në skenën politike sepse ka shantazhuar të gjithë.

Ndryshe edhe Xhavit Drenori ditë më parë kishte thënë se ishte vet presidenti Thaçi ai i cili i kishte marrë në “qafë” qytetarët e Drenasit, pasi që ishte i shantazhuar nga Lladrovci dhe se ishte dëshmitar i mundshëm i Gjykatës Speciale./DRENICASOT.

Share.

About Author