Kryetari, z. Bekim Jashari, inspektoi punimet në Shkollën Fillore në Makërmal si dhe punimet në asfaltimin e rrugëve lokale në fshatin Likovc i ri

0
Loading...

Kryetari i Skenderajt, z. Bekim Jashari, së bashku me Drejtoreshën e Urbanizmit, znj. Sanije Ahmeti, i pranishëm ishte edhe asamblisti, z. Sami Aruqi, ka inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në shkollën fillore në Makërmal. Kryetari Jashari, theksoi se investimet në arsim janë të një rëndësie të veqantë, duke kërkuar që punët të kryhen sipas dinamikës dhe planeve të parapara.

Poashtu, pas inspektimit të punimeve të shkollës, kanë vazhduar në fshatin Likovc i ri, për të parë nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve lokale, në të cilat ka filluar sot asfaltimi i këtyre rrugëve.

Kryetari Jashari, i uroi banorët e kësaj pjese për asfaltimin e rrugëve, dhe theksoi se të gjitha projektet që janë duke u realizuar në Komunën e Skenderajt do të realizohen me kualitet dhe sipas standardeve të parapara në planet implementuese.

Komuna e Skenderajt po vazhdon angazhimin për rregullimin e kushteve infrastrukturore në tërë territorin e saj.

Share.

About Author