Shtetasja gjermane, pranoi Islamin në xhamin e fshatit Zabel i Ulët

0

Të premten në ditën e tretë të muajit të Ramazanit, në xhaminë e fshatit Zabel i Ulët, Anna Kette shtetase e Gjermanisë me prejardhje polake ka pranuar fenë Islame.

Kette e cila është e martuar me një qytetar nga komuna e Drenasit, konvertimin në fenë Islame e bëri në prani të kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, Valon Bequku, kryeimamit Mehdi Kastrati dhe bashkëshortit të saj.

Ajo, pas shqiptimit të dëshmisë (shehadetit), tha se për fenë
myslimane ka lexuar dhe se i ka pëlqyer si fe, ndërsa që pranimin e saj e kishte menduar që një kohë.

Ndërsa, kryetari Bequku duke e uruar për pranimin e Islamit, tha se feja jonë është e hapur për të gjithë njerëzit, pasi në të nuk ka dallime mes racave, duke shtuar se islami në thelb është fe që thërret për paqe, tolerancë, drejtësi.

Share.

About Author