Pajtohen familjet Topalli dhe Gjeli nga Drenasi, hoxhë Fatmir Latifaj me delegacionin e tij i prinë këtij pajtimi

0
Loading...

Sot në Xhaminë e Drenasit ka ndodhur një gjest tejet i mirë nëpërmjet dy familjeve nga Drenasi.
Janë familja Topalli nga Baica e Drenasit e cila i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes Gjeli nga Likoshani i Drenasit.

Hoxhë Fatmir Latifaj bashkë me delegacionin e tij pajtues ishin në Xhaminë e Drenasit ku imam është hoxhë Osman Musliu për të bërë këtë pajtim.

Dhe më në fund edhe ndodhi. Pas disa muajsh nga përplasja që kishte ndodhur nëpërmjet këtyre dy familjeve që kishte rezultuar edhe me të plagosur ato tashmë i dhanë fund këtyre përplasjeve duke i lënë anash inatet personale dhe duke u bashkuar me një qëllim të përbashkët që të falin dhe të vazhdojnë jetën para.

E ky akt u vlerësua tej mase nga gjithë qytetarët e Drenasit dhe më gjerë.
E meritor për këtë pajtim ishte biznesmeni Naim Topalli i cili në muajin e bekuar të Ramazanit i dha fund konflikteve nëpërmjet dy familjeve drenicase. Naim Topalli njihet edhe si një prej biznismenëve që ju ka gjindur gjithmonë pranë familjeve me kushte të rënda ekonomike, ku pjesë e ndihmave të tij kanë qenë edhe ndërtimi i shtëpijave të skamnorëve.

Ai kishte ndihmuar më parë edhe veteranët e UCK-së për banim dhe me gjestin e tij të fundit ka bërë që të përshëndetet nga gjithë qytetarët drenicas dhe më gjerë.

Share.

About Author