Aktakuzë ndaj policit “Tarkani” që e rrahu Agron Mustafën

0

Është ngritur aktakuzë kundër policit Avni Berisha, i cili dyshohet për sulmin ndaj ish-drejtorit të “Valës”, Agron Mustafa.
Lajmin për ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar për Gazetën Express kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.

Maloku tha se faza e hetimeve ka përfunduar dhe prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit Avni Berisha.

“Faza e hetimeve ka përfundu dhe prokuroria ka ngritur aktakuzë me 15 prill të 2018’s, ndaj të dyshuarit për sulmin ndaj Agron Mustafës”, ka thënë Maloku për Express.

Sulmi fizik ndaj Agron Mustafës ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar dhe të përfshirë në këtë rast dyshohet se kanë qenë shefi i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazmi Sahiti dhe polici që njihet me noftëk “Tarkani”, Avni Berisha.

Share.

About Author