Fitim Thaçi reagon pas linqimit publik të vazhdueshëm nga Vehbi Kajtazi

0

Ka mjatuar një zënkë në qytet në Prishtinë që Vehbi Kajtazi të merr iniciativën që tashmë cdo herë ta sulmojë Fitim Thaçin nga Llapushniku i Drenasit.

Kajtazi së fundmi ju është vërsulur edhe një gjyqtari që sipas tij e liroi Thaçin dyshimshëm pasi ky i fundit sipas Kajtazit shoqërohej me të gjithë politikanët.

Kajtazi, ndryshe gazetar i portalit “Insajderi” është akuzuar nga të gjithë si gazetar shantazhues i cili për përfitime të veta personale i hidhet secilit që i vije vërdallë.

Njejtë kishte ndodhur edhe me Fitim Thaçin. Pas një përleshje që kishte ndodhur kohë më parë mes tyre, Kajtazi në mënyrë të vazhdueshme ka linquar emrin e Fitim Thacit si kriminel dhe si bandit. Ai asnjëherë nuk ishte ndalur duke fyer e linquar Thaçin për një problem që kishin pasur këta të dy.

Së fundmi, sot Kajtazi publikoi një shkrim shantazhues edhe ndaj gjyqytarit Rrustem Begollit në rastin e tij dhe Fitim Thaçit, ku këtë të fundit disa herë e cilëson si bandit.

Pas kësaj ka reaguar edhe Fitim Thaçi që tash e sa muaj përballet me linqim të vazhdueshëm publik nga gazetari i cili në njërën anë akuzon Thaçin si njeri i lidhur me politikanët e vendit, e në anën tjetër është vet Kajtazi i cili përmes portalit “Insajderi” publikon audioinqizime të rasteve gjyqësore të cilat askush tjetër përpos tyre nuk i publikon. Pra pa qenë i fuqishëm politikisht ato publikime asnjëherë nuk do të i kishin rënë në duar Kajtazit.

Më poshtë keni reagimin e Fitim Thaçit :

Mu po me bëhet gjyq publik nga vehbi kajtazi, ku po me quan kriminel ordiner edhe pse është rasti i parë që jam marr me drejtësinë.

Mua prap me vije keq incidenti qe ka ndodhur mes meje dhe Vehbisë , të cilin në atë kohë nuk e kam njoft dhe ka qenë një moment që ka qenë në afekt aty për aty ku kanë qenë rrokje duarsh pa as një qëllim nga ana ime dhe une kam kërku falje personit kurse personi tjetër nuk ka kerkua falje , që me vonë e kam kuptuar që qenka një gazetar me emrin Vehbi dhe të gjithë deshmitarët e kanë ndegjuar mosmarrvejsha që ka ndodhë për kërkim falje në atë icident.

Mua nuk mundet më quan dikush kriminel ordiner deri sa është incidenti i parë i imi dhe jam ndier shumë keq. Kur jam qetësuar kam kuptuar që nuk ishte dashur që të ndodhte ai aksident.

Përmes lajmeve e kam kuptuar vendin dhe icidentin që ka ndodhur dhe atë herë kam kuptuar që personi ishte një gazetar dhe pse sjellja e tij e vrazhdë, në vendin e ngjarjës me ka lënë përshtypje të një rrugaqi, ku në lajme e kam kuptuar që qenka gazetar e jo një rrugaq.

Vehbi Kajtazi padrejtësishtë po më bën gjykime publike dhe për atë aksident unë kam vuajtur burg dhe moralisht po goditem nga personi në fjalë i cili në mënyrë të vazhdueshme po më linqon e po më klasifikon si një kriminel ordier dhe bandit. Prap se prap unë asnjëherë nuk ndihem mirë për aksidentin që ka ndodhur por asesi nuk pranojë që të vazhdojë linqimi i emrit tim nëpër media duke më klasifikuar si bandit anipse për mua ishte rasti i parë që më kishte ndodhur.

Tu kisha lutur si gazetar bëri publike të gjitha dëshmitë e deshmitarëve të cilët nuk më kanë njoftë mua fare, që kanë qenë në vendin e icidentit.

Une jam në gjendje këtë sqarim ta bëjë në debat publik me Vehbi Kajtazin. E ftojë Vehbi Kajtazin në debat publik dhe jo të më linqoj, fyej e cilësoj si bandit dhe kriminel ordiner. Sa i përketë shoqërimit tim me politikanë, i vetmi politikan që e kam respektuar dhe vazhdojë ta respektojë është Behgjet Pacolli.

Share.

About Author