Vetëm 30 taksi me leje në Drenas, ilegalët shpëtojnë qytetarët

0
Loading...

Komuna e udhëhequr prej Ramiz Lladrovict ka legalizuar vetëm 30 taksi. Në mungesë të transportit, dikush bën transportin e udhëtarëve në mënyrë ilegale. Në Drenas ka edhe mungesë të autobusëve. Në Komunë thonë se fajin pse s’ka më tepër autobusë e ka Ministria e Transportit.

Mungesa e autobusëve po i detyron shumë udhëtarë të Drenasit të përdorin taksitë ilegal.

Madje shumë prej tyre presin deri në një orë për të shkuar në cilindo destinacion.

Të njëjtit po e shfrytëzojnë këtë kombi, për të shkuar në Mitrovicë.

Edhe pasi hyjnë në këtë mjet transporti, rrugën që do ta bëjnë është rruga alternative dhe jo ajo përmes rrugës kryesore.

Njëjtë si ky kombi janë edhe shumë të tjerë në Komunën e Drenasit që përdorin alternativa të tjera për të mos rënë në duart e Policisë dhe inspektoratit.

E shoferët janë në hall që të sigurojnë kafshatën e gojës.

Njërit, policia ia ka konfiskuar automjetin në kohën kur nuk ishte duke shërbyer si taksist.

E, komuna, e cila i ka legalizuar vetëm 30 taksi, thotë se kaq është mjaftueshëm për qytetin e tyre.

Drejtoresha e Inspekcionit, Aurora Berisha, ka lënë fajtore Ministrinë e Infrastrukturës për mungesën e autobusëve.

Kurse për ata të cilët vazhdojnë të punojnë si taksi ilegale, pushteti lokal thotë që do t’i subvencionojë në mënyra të ndryshme.

Share.

About Author