Thaçi ngritë padi ndaj Behgjet Pacollit dhe Vehbi Kajtazit (Dokument)

0

Fitim Thaçi që ka pasur një zënkë kohë më parë me gazetarin Vehbi Kajtazin, sot ka ngritur padi për këtë të fundit për faktin se ky edhe pse ka vuajtur denimin për vepren qe e ka kryer, Vehbi Kajtazi edhe me tutje nuk e lënë rehat madje duke e quajtur edhe kriminel, Thaçi po ashtu ka ngritur padi edhe ndaj zv. kryeministrit Behgjet Pacollit i cili e ka quajtur hajn Thaçin në nje sms qe i kishte derguar Vehbi Kajtazit në një emision televiziv.

Thaçi ka kontaktuar për Kosova Postin ku ka treguar arsyen e padis së sotme.

Thaçi ende nuk e ka kuptuar dhe nuk arrin të kuptoj pse gazetari Vehbi Kajtazi nuk e lënë rehat dhe vazhdon ta quaj kriminel.

‘Në çfarë argumenti bazohet Kajtazi që unë jam kriminel. Zënka që më ka ndodhur me Kajtazin ka qenë e rastësishme për këtë kam dëshmuar e madje e kam vuajtur edhe denimin. E tash serish ai nuk më lënë rehat duke u marrë e duke shpikë për mua. Spo di çka i kam borgj ai është gazetar e munet me pas krahun e fortë por unë të vetmen rrugë që do ta ndjeki është ajo ligjore ngase nuk dua të kem hasmëri me askënd. Unë jam në gjendje të ballafaqohem direkt në opinion’, tha Fitim Thaçi për Kosova Post.

Ai fton Vehbi Kajatazi për ballafaqim direkt në çfardo mediumi për të sqaruar arsyen që ai e quan Thaçin kriminel ordiner dhe bandit.

‘ Po e ftoj Vehbi Kajtazin kurdo që ai ka kohë, në cilin medium që deshiron publikisht jam në gjendje të ballafaqohem me të për të sqaruar gjithçka që ka ndodhur. Nuk dua që emri im të qarkulloj në opinion si një krimel ordiner. Këtë dua ta qartësoj sepse s’kam pas as nuk kam kurrfarë qellimi për zënka e aq me pak me një gazetarë qe bile nuk e kam njohur kur ka ndodh zënka kam menduar që një perlasje brrylash e rastësishme e jo siç me ka ngarkuar ai me aktakuzë’, ka thënë Thaçi i cili e ndjen vetën si viktimë në ketë rast sepse është etiketuar si kriminel dhe bandit.

Po ashtu Fitim Thaçi ka ngritur padi edhe ndaj zv.kryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli i cili përmes një sms që i kishte derguar Vehbi Kajtazit në rubikon i kishte thënë se ndjehet keq që është konflintuar me një person që ka pasur fotografi me të madje Pacolli në atë SMS e quan edhe hajnë të fushates elektorale për Drenasin Fitim Thaçin.

E ky sms dhe kty etiketim nuk është aspak real sipas Fitim Thaçit i cili thotë se e ka ndihmuar Pacollin pa hile dhe pa asnjë centë dhe nuk ka pasur kurfar vjedhje dhe për ketë ka edhe deshmitar nga vet AKR në Drenas.

‘Unë kam mbetur i habitur nga veprimi i Behgjet Pacolli sesi i ka derguar nje sms privat Vehbi Kajtazit dhe me ka akuzuar mua se kinse e kam vjedhur në fushatë dhe emrin tim asnjëhere pa ndodh ky rast ai nuk e ka permendur. Pse Pacolli nuk ka dal mu deklaru publikishtë qe unë e kam vjedh po me i dergu sms Vehbi Kajtazit. Jam në gjendje me ja deshmu të gjitha kam edhe deshmitarë që unë asni centë se kam demtuar Behgjet Pacollin përkundrazi e kam ndihmuar shumë’ ka thënë Thaçi.

Ai ka permendur Musa Dervishaj si deshmitar e që ishte në shtabin zgjedhor për zgjedhjet në Drenas.

E Kosova Post ka kontaktuar edhe me Musa Dervishaj i cili ka demantuar atë që është thënë në sms se kinse Thaçi ka vjedhur Pacollin në fushatë.

‘Une kam qenë me shtabin zgjedhor të AKR-së absolut nuk qëndron ashtu. Fitimi ka qenë një aktivistë dhe një djal shumë i mirë, bile asnjeherë as një cent as për benzinë nuk e ka lyp prej neve. Ka qenë njeri nga njerzit me korrektë te AKR-së në Drenas. Behgjeti asnjëher nuk më ka pyet per Fitimin.E tham shumë me pergjegjsi se Fitimi ka qenë njeri nga djemtë me të kulturuar qe ka punuar me neve si aktivistë i AKR-së në atë kohë’ ka thënë Musa Dervishaj për Kosova Post.\

Share.

About Author